Lëndohet një burrë në Lipjan, u godit me plumb të pushkës ajrore - NACIONALE

Lëndohet një burrë në Lipjan, u godit me plumb të pushkës ajrore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është lënduar pasi është goditur me plumb të pushkës ajrore nga një burrë tjetër në Lipjan.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe konfiskuar arma.

Raporti plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lipjan 22.06.2024-23:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur me një plumb të pushkës ajrore nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është intervistuar, arma-pushkë ajrore, është konfiskuar dhe vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme