Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërtimit të një objekti në Ferizaj
Dy persona janë lënduar derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër në Ferizaj.
Sipas raportit të PK-së, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE
Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.