Lekaj: Sallat e mbushura plot janë dëshmia më e madhe e bashkimit të qytetarëve rreth Aleancës - NACIONALE

Lekaj: Sallat e mbushura plot janë dëshmia më e madhe e bashkimit të qytetarëve rreth Aleancës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në tubimin e djeshëm të kësaj partia në Suharekë.

Ai është shprehur optimist për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se aallat e mbushura plot janë dëshmia më e madhe e bashkimit të qytetarëve rreth Aleancës.

“Në Suharekën ku festuam pak javë më parë fitoren e radhës të Bali Muharremajt, kampionit të komunave të Kosovës, sot u pritëm me energji të jashtëzakonshme e përkrahje të madhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Me kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës, e me platformën tonë të ndërtuar për secilin qytetar të vendit tonë, sallat e mbushura plot janë dëshmia më e madhe e bashkimit të madh të qytetarëve me numrin 129 në këto zgjedhje. Faleminderit Suharekë për mikpritjen që na e bëni çdo herë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme