Lekaj: Projektbuxheti nuk reflekton aspak me gjendjen në Kosovë - NACIONALE

Lekaj: Projektbuxheti nuk reflekton aspak me gjendjen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti AAK-së, Pal Lekaj, ka kundërshtuar Projektbuxhetin për vitin 2023, të cilin sot e ka prezantuar kryeministri në Kuvend.

Para deputetëve, ai ka thënë se projektbuxheti nuk reflekton aspak me gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë.

Ky buxhet nuk reflekton aspak me gjendjen që sot është Kosova. Janë disa argumente, argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave. Ai del e i thotë sektorit privat dil e rritni rrogat, se iu ka rritur fitimi, përderisa në këtë sesion nuk e ka sjell ligjin e pagave, që e ka në dorë ai vet. Pra, ministri r e ka në dorë ngritjen e pagave në sektorin publik, dhe po ashtu e ka buxhetin për këtë punë”, ka thënë Lekaj.

Gjithashtu, ai ka kritikuar këtë dokument edhe në raport me komunat e Kosovës.

Sipas tij, me ndërhyrjen që janë bërë në këtë projektligj po tentohet që të preken të hyrat vetanake të komunave.

Lajme të ngjashme