Lekaj për Ligjin e Pagave: Nëse koeficienti nuk është të paktën 130 euro, e dërgojmë në Kushtetuese - NACIONALE

Lekaj për Ligjin e Pagave: Nëse koeficienti nuk është të paktën 130 euro, e dërgojmë në Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar që vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave të jetë se paku 130 euro.

Në të kundërtën, Lekaj ka bërë të ditur se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“… nëse vazhdon kështu, do të dëmtohen afër 80 mijë shërbyes civil. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e kemi bërë të qartë që vlera e koeficientit së paku të jetë 130 euro, dhe nëse nuk vjen deri te kjo shumë, atëherë ne mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kërkojmë që mos të jetë më pak se 130 euro vlera e koeficientit, sepse nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi rritje të pagave siç kanë kërkuar edhe Sindikatat por edhe shërbyesit civil” ka thënë Lekaj për Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo i ka lënë në ankth mijëra shërbyes civilë.

“Ajo që ne e kemi parë deri më tani, është që Qeveria nuk po dëshiron me tregua të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civil dhe është e pakuptimtë të miratohet ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit”, tha Lekaj.

Ka pasur raportime të ndryshme se vlera e koeficientit mund të nis nga 105, 110 e deri në 120 euro.

Lajme të ngjashme