Lekaj: Me këtë Qeveri dështimi është i sigurt
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka paralajmëruar qytetarët për një dimër të vështir në aspektin energjetik.
Në seancës e sotme parlamentare, ku po diskutohet zgjatja e masave emergjente për energji, ai ka thënë se dështimi me këtë qeveri është i sigurt.
“Është me ta ardhur keq që kjo qeveri si mund të iu qaset problemeve të qytetareve pa ndonjë strategji afatgjate, por me vendime ad-hoc, e kur merr vendim ad-hoc dështimi është i sigurt”, ka thënë Lekaj
Ai ka thënë se kjo qeveri nuk ka asnjë fokus për gjendjen emergjente.
Lekaj ka bërë me dije se qeveria nuk ka asnjëherë strategji për këtë çështje.