Lekaj: Juniku gjithmonë ka qenë në krah të Aleancës
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në takimin e AAK-së në Junikut.
Ai ka vlerësuar se kjo komunë gjithmonë ka qenë në krah të AAK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se numri 137 është numër i fitores.
“Juniku 🫶 Gjithmonë në Krah të Aleancës! Juniku ishte, është dhe do të mbetet gjithmonë bastion i Aleancës! Numri 137 është numri i Kosovës Fituese – për Junikun dhe gjithë vendin! Bashkë drejt fitores!”, ka shkruar Lekaj.