Lekaj: Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë - NACIONALE

Lekaj: Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në hajen e fushatës zgjedhore të AAK-së.

Ai ka lavdëruar kandidatin e kësaj partie për kryeministër dhe listën e AAK-së për deputet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Aleanca është krah Kosovës.

“Sot në tubimin madhështor të Aleancës në Prishtinë, nisëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Me listën më të mirë zgjedhore, me numrin 129, me ekipin e përkushtuar të AAK-së dhe me kryetarin Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër, prezantuam planin tonë për zhvillimin e Kosovës në çdo sektor. Do të qëndrojmë krah fëmijëve, krah rinisë tonë, krah secilit që punon dhe që meriton një pagë e jetë të dinjitetshme. Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë!”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme