LDK thotë se është “e shqetësuar” me veprimet e VV-së, i bën thirrje që ta mbajë sonte seancën konstituive - NACIONALE

LDK thotë se është “e shqetësuar” me veprimet e VV-së, i bën thirrje që ta mbajë sonte seancën konstituive

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta thërrasë seancën konstituive duke shkelur afatin kushtetues.

Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Facebook, LDK i ka bërë thirrje VV-së që ta mundësojë mbajtjen e seancës sonte.

“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme