LDK sot shënon 33-vjetorin e themelimitL - NACIONALE

LDK sot shënon 33-vjetorin e themelimitL

3 vjet më parë

nga NACIONALE

33 vite. Kaq janë bërë nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nisma për themelimin e kësaj partie filloi në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë u pajtuan që të themelonin një parti politike.

Grupi i intelektualëve atë kohë fillimisht e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.

“Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë”, thuhet në historikun e kësaj partie.

Kujtojmë se aktualisht LDK për lider të saj ka Lumir Abdixhikun.

E për të shënuar 33-vjetorin e saj, LDK ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme