LDK në Suharekë konfimon Ardian Shalën për kryetar edhe 4 vjet të tjera - NACIONALE

LDK në Suharekë konfimon Ardian Shalën për kryetar edhe 4 vjet të tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përfunduar Kuvendin e saj Zgjedhor në Suharekë, nga ku kryetar ka dalur sërish Ardian Shala, për një mandate tjetër 4 vjeçar. Siç u tha në komunikatën e LDK-së, në këtë process kanë marrë pjesë mbi 1 mijë qytetarë.

E plotë:

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në LDK, sot me sukses mbyllën zgjedhjen e strukturave të reja të degës në Suharekë.

Në procesin e zgjedhjeve për Kuvendin X Zgjedhor në Suharekë ishin të angazhuar më shumë se 1000 qytetarë, aktivistë e veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët sot mbyllën këtë proces si dhe Dr. Ardian Shalës ia besuan edhe një mandat 4 vjeçar.

Puna dhe përkushtimi për artikulimin dhe dhënien e alternativave për problemet dhe sfidat e jetës së përditshme, si dhe kërkesave të strukturave tona në Suharekë bën që Ardian Shala të marrë besimin dhe për madandin e ardhshëm.

Kryetari Abdixhiku i falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj secilit që ka marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor.

Procesi zgjedhor në LDK përveçse po dëshmon demokracinë si vlerë tonën në çdo hap, po shërben edhe si mobilizim të gjithë anëtarësisë.

Lajme të ngjashme