LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës - NACIONALE

LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin shtetit të Sudanit për të njohur Republikën e Kosovës.

LDK shprehu mirënjohjen e saj për udhëheqësit dhe popullin e Sudanit për këtë vendim, i cili, thuhet në komunikatë, “forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap rrugë të reja për zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.”

Në reagim thuhet gjithashtu se “ky moment shënon gjithashtu një kapitull të ri që vjen si rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë të Kosovës.”

Lajme të ngjashme