LDK me propozim të ri: Zgjidhja është e qartë, koeficienti 125 - NACIONALE

LDK me propozim të ri: Zgjidhja është e qartë, koeficienti 125

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për koeficientin, duke thënë se zgjidhja është e qartë dhe sipas tij koeficienti duhet të jetë 125.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se propozimi i tyre është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend.

Sipas tij propozimi i LDK-së është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.

Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125.” – ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme