LDK e qartë: Të shkarkohet MËNJËHERË Martin Berishaj - NACIONALE

LDK e qartë: Të shkarkohet MËNJËHERË Martin Berishaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për media ku kanë kërkuar që prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajuara të qarkullimit të parasë në kompaninë e Martin Berishajt.

Në këtë konferencë kanë folur deputeti Besian Mustafa dhe Driton Selmanaj të cilët kanë paraqitur edhe disa kërkesa.

Ata përveç të tjerash kërkojnë shkarkimin e mënjëhershëm të ambasadorit Martin Berishaj, ndërkohë që kërkojnë që kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seancë plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit.

Kërkesat e LDK-së: Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seancë plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit; Të shkarkohet menjëherë Ambasadori Martin Berishaj; Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shëartz. Nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për z. Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”, thuhej në konferencë.

Lajme të ngjashme