LDK kërkon drejtësi për Astrit Deharin - NACIONALE

LDK kërkon drejtësi për Astrit Deharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të VV-së, Haki Abazit, se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjes së mostrave të tij nga IML-ja, do të duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes dukë përfshirë edhe kryeministrin Kurti.

‘’Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami...’’- ka thënë Abazi.

Ndërsa deputetja e LDK-së, ka thënë se kush e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik.

‘’Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekonde më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë incizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?’’- ka deklaruar ajo.

Kica-Xhelili, ka deklaruar se mostrat e Astrit Deharit, nuk janë vetëm dëshmi, por zë për të vërtetën.

‘’ Mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi. Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij!’’- tha Kica-Xhelili.

Lajme të ngjashme