LDK-ja nesër shpalos planin me 15 pika për Qeverinë e Tranzicionit - NACIONALE

LDK-ja nesër shpalos planin me 15 pika për Qeverinë e Tranzicionit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur pas dështimit të 30-të për konstituimin e Kuvendit.

“Ky ishte episodi i 30-të i seancës konstituive, i cili nuk arriti të kurorëzohet me sukses për shkak të paaftësisë së partisë së parë. Për shkak se partia e parë nuk arriti të sigurojë një shumicë. Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës, për vetë Kosovën, për funksionimin tonë si demokraci dhe e cenon demokracinë e vendit tonë”, tha ajo.

“Ua kujtoj që 17 deputetë kanë dhënë betimin dhe janë në zyrtarë të Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Lushaku-Sadriu bëri të ditur “nesër do të shpalosë një plan prej 15 pikash ku do të elaborojë idenë dhe prioritetet që do t’i shihnim si pjesë e kësaj qeverie për një periudhë të caktuar”.

Lajme të ngjashme