LDK-ja në Gjilan konfirmon Lutfi Hazirin kryetar edhe për një mandat - NACIONALE

LDK-ja në Gjilan konfirmon Lutfi Hazirin kryetar edhe për një mandat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan e ka konfirmuar Lutfi Hazirin si kryetar të kësaj dege, në një process, që sipas LDK morrën pjesë mbi 3 mijë qytetarë e veprimtarë.

Luta, është zgjedhur edhe për një mandat tjetër, për siç u tha punën e tij të mirë.

Njoftimi i plotë:

“Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor. Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin.

Pëkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.

Lidha Demokratike e Kosovës po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën. Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK.”

Lajme të ngjashme