LDK-ja e mbush sheshin në Viti, Abdixhiku: Kyçja në autostradë nga Gërlica do të jetë prioritet
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin e LDK-së para qytetarëve të Vitisë.
Gjatë tubimit, të cilin e ka mbajtur në shesh, ai ka dhënë zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.
Sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.
“Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë - mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”, ka thënë Abdixhiku.
(Pjesë speciale e marketingut)