LDK e vazhdon edhe sot takimin për finalizimin e programit “Rruga e Re” - NACIONALE

LDK e vazhdon edhe sot takimin për finalizimin e programit “Rruga e Re”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës po e vazhdon edhe sot mbledhjen për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie po iskutojnë për projektet që përfshijnë fusha si ekonomia, energjia, arsimi e të tjera.

Siç është bërë e ditur nga LDK-ja, ky program flet për të ardhmën e shtetit të Kosovës, derisa bëhet e ditur se po paraqiten “projekte madhore”.

“LDK-ja rikonfirmon angazhimin e saj ndaj vlerave të djathta dhe është e përkushtuar për integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me këtë program, LDK shpreh një qëndrim të qartë ndaj ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes së vendit në të gjitha dimensionet.” – është bërë e ditur nga LDK.

Ndryshe, ky takim i partisë ka nisur dje.

Lajme të ngjashme