LDK e dënon sulmin ndaj KFOR-it: Koordinimi me miqtë ndërkombëtarë është jetik - NACIONALE

LDK e dënon sulmin ndaj KFOR-it: Koordinimi me miqtë ndërkombëtarë është jetik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për medie, në të cilën ka dënuar sulmin e grupeve kriminale në veri të Kosovës ndaj forcave të KFOR-it.

Në komunikatën e tyre, LDK thekson se sulmet e tilla nuk kanë vend në shtetet demokratike.

Tutje, ata vlerësojnë se duhet të ketë koordinim me miqtë ndërkombëtarë.

“Veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës e deri në shtensionimin e plotë të gjendjes, teksa institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë.” – theksohet aty.

Lajme të ngjashme