PDK, LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV ende jo
Vetëvendosja, rëndom, listën e plotë të kandidatëve e nxjerr në minutën e fundit para mesantës: në ora 23:59.
Partia Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën e plotë prej 110 kandidatëve që garojnë për Kuvend të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të vet, 110 sosh, e cila nis prej Lumir Abdixhikut dhe përfundon me Parisë Gurin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu e ka publikuar të plotë listën e vet prej 110 deputetësh.
