LDK: Çdo ditë në këtë Qeveri është nënshkruar në 4 sy 1 tender sekret - të hetohen nga Prokuroria - NACIONALE

LDK: Çdo ditë në këtë Qeveri është nënshkruar në 4 sy 1 tender sekret - të hetohen nga Prokuroria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar serinë e postimeve “Fakte para propagandës” duke demanatuar qeverinë për “luftën kundër korrupsionit”. LDK ka vazhduar të hedhur dritë në lidhje me numrin dhe vlerën e tenderëve sekret të dhënë nga qeveria në vitet e fundit.

Sipas tyre, vetëm gjatë tre viteve të qeverisjes së fundit, numri i tenderëve sekret ka arritur në 781, me një vlerë prej 209 milionë euro.

“Sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm 3 vite qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro. Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq”, thuhet në reagim.

Në këtë kontekst, LDK thekson rëndësinë e llogaridhënies në përdorimin e parasë publike.

“LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.” – thuhet më tej.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte kërkuar që Prokuroria Speciale të hetojë tenderët sekret të VV-së.

Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT’së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtëpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike.” – kishte thënë ai.

Reagimi i plotë:

FAKTET PARA PROPAGANDËS

Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dijnë; pra janë të aftë vetëm për propagandë. Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona.

Sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm 3 vite qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro. Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq.

LDK vlerëson se rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike. Nga viti i parë sa ishte 30 milionë euro, në vitin e dytë u bënë 70 milionë; përderisa në vitin e tretë janë bërë gjithsej 109 milionë euro. Ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë nënshkruar 7 tenderë sekret, në vlerë prej 4.1 milionë euro. Nga 781 tenderë sekret, tani janë 788, ndërsa nga 209 milionë euro, tashmë janë 213 milionë euro. Pra nga 1 milionë euro në ditë po i jep kjo Qeveri.

LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Lajme të ngjashme