Latifi: Sovrani vendosi për një qeveri të koalicioneve e jo për një qeveri njëpartiake
Blerim Latifi, profesor universitar dhe analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas Latifit, qytetarët kanë vendosur për një qeveri të koalicioneve.
Tutje, ai tha se qytetarët kanë vendosur t’i thonë jo një qeverie njëpartiake.
“Me gjasë, përkundër dëshirave të partive, Sovrani vendosi për një qeveri të koalicioneve, e jo për një qeveri njëpartiake. Procedurat kushtetuese e qartësojnë procesin politik që e prodhon këtë qeveri. Kushtet themelore janë: koalicioni i numrave në parlament dhe marrëveshja për ndarjen e pushtetit” – ka shkruar Latifi, ndër të tjera.