Latifi: Kurti ka fillu me u mësu me i dëgju amerikanët, kthesë e rëndësishme
Profesori i Filozofisë dhe analisti i politikës, Blerim Latifi ka renditur dy zhvilimet që kanë të bëjnë me tensionet në pjesën veriore të Kosovës.
Latifi ka thënë se pas kësaj mund të kemi një dinamikë të re të dialgout dhe se e dyta sipas tij, është që kryeministri, Albin Kurti ka filluar të mësojë që t’i dëgjojë amerikanët.
Sipas tij, dëgjimi i Kurtit është kthesë e rëndësishme.
Shkrimi i tij:
Dy zhvillimet e sontme politike:
1. Kosova brenda pak orësh u bë kryelajm botëror. Kjo mund të nxis një dinamikë të re të dialogut, i cili nën udhëheqjen e Borellit e Lajçakut e ka humbur krejt kuptimin, për të mos thënë se ka vdekur tërësisht.
2. Kurti ka fillu me u mësu me i dëgju amerikanët dhe kjo përbën një kthesë të rëndësishme për të, sepse është marrëzi e rrezikshme të qeverisësh në Kosovë duke injoruar kërkesat dhe këshillat e mbështetësit kryesor të shtetit tonë në botë.