Latifi: Bota sonte është në panikë
Profesori Blerim Latifi, thotë se bota sonte është në panik në rast të një fitoreje të Donald Trump.
Kështu tha ai në Pressing:
“Fakti që krejt shtetet e botës presin se çka po ndodh sonte në Amerikë, tregon se Amerika është kursi i ngjarjeve historike.
Ajo që neve na prekë, është debati që zhvillohet në Amerikë, edhe filozofik edhe gjeopolitik etjerë, është fakti se a duhet që Amerika edhe më tutje të merret me të gjitha krizat, sfidat në botë.
Është një kamp që thotë se ka ardhë koha që Amerika me hjekë dorë prej kësaj, që me u marrë me cdo krizë në botë.
Është edhe kampi tjetër që thotë se Amerika duhet me vazhdu me kry këtë rol.
Ajo që mendoj se Trumpin e ka bë atraktiv për popullatën amerikane, është se një pjesë e madhe e amerikanëve janë për një tërheqje të Amerikës nga ky rol.
Donald Trump ka dhënë shenja se nuk e sheh Amerikën si një misionare të njerëzimit por si një shtet, një komb që përpiqet me i mbrojtë interesat e veta.
Kjo është arsyeja pse bota sonte është në panik, pse qeveritë evropiane sonte janë në panik sepse të gjithë e dinë se me Trumpin Amerika nuk do të jetë ajo që ka qenë”, tha ai.