Largohet Hashim Thaçi nga Kosova, përcjellet nga forca të shumta sigurie për në Aeroport - NACIONALE

Largohet Hashim Thaçi nga Kosova, përcjellet nga forca të shumta sigurie për në Aeroport

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për herë të parë që nga arrestimi i tij ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte për një vizitë të shkurtër për arsye shëndetësore të së ëmës së tij të cilën e vizitoi këtë të hëne, ndërsa tashmë është nisur për në aeroport për të flutuar për në Hagë, i shoqëruar nga forca të shumta policore.

Orë më parë Nacionale raportoi me burime të sigurta në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” se Hashim Thaçi ishte në Kosovë.

Arsyet e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë nuk diheshin, megjithatë ditë më parë Nacionale ka raportuar se nëna e tij ka pasur disa probleme shëndetësore.

Siç ka mësuar Nacionale, Thaçi ndodhej në Kosovë që nga ora 12:30.

Lajme të ngjashme