Largimi i Listës Serbe nga institucionet, Reuters shkruan për ndezjen e tensioneve për shkak të targave - NACIONALE

Largimi i Listës Serbe nga institucionet, Reuters shkruan për ndezjen e tensioneve për shkak të targave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe thirri një takim në orët e para të së shtunës për të diskutuar situatën aktuale në veri. Të pranishëm ishin të gjithë liderët e Listës Serbe si dhe policë të nacionalitetit serb nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim. Lista Serbe ka vendosur të largohet nga institucionet e Kosovës.

E lidhur me këtë ngjarje të ditës së sotme kanë shkruar shumë medie ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se sherri i targave ka ndezur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës.

Siç shkruan kjo agjenci, ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, u tha gazetarëve se përfaqësuesit e tjerë të pakicës serbe prej 50,000 banorësh në veri kishin lënë gjithashtu punët e tyre në administratat komunale, gjykata, polici dhe parlamentin dhe qeverinë në Prishtinë.

Pas një takimi të përfaqësuesve politikë serbë në veri të Kosovës, ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq tha se po jep dorëheqje nga posti i tij në Qeverinë e Prishtinës.

Reuters shkroi edhe për deklaratën e Rakiq i cili tha se ata nuk do të konsideronin kthimin nëse Prishtina nuk heq urdhrin që ata të ndërrojnë targat e veturave të vjetra, të cilat datojnë në vitet 1990 kur Kosova ishte pjesë e Serbisë, në targat shtetërore të Kosovës, si dhe kërkuan formimin e një bashkimi të komunave serbe duke u dhënë rajoneve me shumicë serbe më shumë autonomi, tha ai.

Reuters shkroi edhe për reagim e kryeministrit Kurti i cili u bëri thirrje serbëve të mos bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje serbëve të mos “bojkotojnë apo braktisin institucionet e Kosovës”.

“Ata na shërbejnë të gjithëve, secilit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka shtuar Kurti në një postim në Facebook.

Lajme të ngjashme