Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve
Programi i UNICEF në Kosovë ka bërë të ditiru se sot është lansuar Platforma për të Drejtat e Fëmijëve.
UNICEF përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se sot kanë shënuar Ditën e Fëmijëve, ku kanë shkruar se sot duhet të reflektojmë mbi progresin e bërë në jetën e fëmijëve.
Ndër të tjera UNICEF ka bërë të ditur se ku sot është mbledhur gjithashtu Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku sipas tyre ky komitet koordinon dhe komunikon politikat, programet dhe proceset që lidhen me të drejtat e fëmijëve, duke siguruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Postimi i plotë:
Gëzuar dita e fëmijëve!
Sot, gjersa shënojmë Ditën e Fëmijëve, le të reflektojmë mbi progresin e bërë në jetën e fëmijëve, të shohim rrugën që kemi përpara dhe të kuptojmë se sa shumë duhet të punojmë për të mbështetur fëmijët në përshtatjen me një botë që ndryshon me shpejtësi.
Aktiviteti i parë u zhvillua në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, ku fëmijët zaptuan Kuvendin Komunal, duke prezantuar dhe diskutuar kërkesat e tyre kryesore me z. Perparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, lidhur me realizimin e të drejtave të tyre.
Në festimin e Ditës së Fëmijëve, ne u zhvendosëm më pas në ndërtesën e qeverisë, ku Zyra e Qeverisjes së Mirë kryesoi mbledhjen e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Ky komitet koordinon dhe komunikon politikat, programet dhe proceset që lidhen me të drejtat e fëmijëve, duke siguruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Për më tepër, arritëm një tjetër moment të rëndësishëm duke lansuar Platformën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo platformë do të forcojë sistemin e monitorimit të të drejtave të fëmijëve, do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe do të mbështesë politikëbërjen e bazuar në dëshmi me të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve.