Lajmi i fundit: Vrasja në Prizren, gjashtë persona dërgohen në mbajtje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren në natën e tretë të vitit të ri. Në lokalin ‘Kobra City’ ka nisur një sherr i cili dyshohet se ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari me origjinë nga Kukësi.
I dyshuar për krimin e rëndë është pronari i lokalit Dibran Haxhaj i njohur ndryshe si Kobra. E për gjashtë personat e dyshuar si të involvuar në këtë rast, Prokuroria ka marrë vendim që të dërgohen 48 orë në mbajtje. “Me urdhët të prokurorit është marrë vendim që të gjashtë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje prej 48-orëve” i tha Nacionales togeri i policisë Shaqir Bytyqi.