Lajmërohet ministri i Mbrojtjes: Kosova ka dalzotësit e saj, është e mbrojtur nga djemtë dhe vajzat e saj
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dalë me një qëndrim të fort pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë në territorin e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se institucionet e sigurisë janë të përkushtuara për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit.
Madje, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Kosova ka dalzotësit e saj.
Sipas tij, Kosova është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve.
“Kosova ka dalzotësit e saj dhe ajo është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve. Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime dhe të drejtë për shtrirjen e sovranitetit dhe për të mbrojtur si territorin ashtu edhe qytetarët e saj. Veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe proruse në Ballkan”, ka shkruar Mehaj.