Lajmërohet Faton Peci: Mitrovica nuk u thye - NACIONALE

Lajmërohet Faton Peci: Mitrovica nuk u thye

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Faton Peci është lajmëruar pas rezultatit të zgjedhjeve.

Peci ka thënë se Mitrovica nuk u thye.

Postimi:

Mitrovicas të dashur,

Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit.

Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë.

Përzemërsisht,

Fatoni

Lajme të ngjashme