“Lajmërohem nga Ohri”: Sadikut i “futet” në emision vetura, teksa fliste për histori
Më 18 mars në Ohër do të mbahet një takim i rëndësishëm mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Atje tashmë ka zbarkuar ekipi i televizionit Kanal 10. Madje, emisioni aktualisht po zhvillohet nga qyteti i Ohrit.
Duket se qyteti i bukur i Ohrit, ku ishte nënshkruar edhe marrëveshja mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e ka inspiruar z. Kushtrim Sadikun, moderator i emisionit “Politiko”, të flet për histori.
“Është vendi ku do të zhvillohet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit. Jemi afër Shën Naumit, të gjithë e kujtojmë Shën Naumin, padyshim, jo vetëm për dukjen piktoreske, por edhe për rëndësinë historike që ka pasur, nëse i referohemi marrëveshjes të diurshme ndërmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiqit” – deklaroi Sadiku.
“Se u futa shumë në histori” – vijoi z. Sadiku, teksa rreth tij kalonte një veturë.