Lajçaku nuk ndalet me takime në Amerikë: Pas Escobarit, takohet me asistentin e posaçëm të Bidenit
I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai duket i anagzhuar me takime të ndryshme me zyrtarë të lartë amerikanë. Gjatë këtyre ditëve, ai ka takuar Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën si dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Ndërkaq, është paralajmëruar edhe një takim me Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien.
I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po i ndalë takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Këto takime në qendër të diskutimeve kanë Ballkanin Përndimor, ndërsa në këto takim specifikisht nuk është përmendur Kosova, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të prodhojnë takimet e Lajçakut me amerikanët.
Lajçak tash së fundi ka bërë të ditur se ka takuar Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe Asistent Special i Presidentit Biden.
Sipas njoftimit Lajçak ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe Asistent Special i Presidentit Biden.
“I gëzuar që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare(NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA.” – ka shkruar Lajçak.
Glad I had the chance to discuss the developments in the Western Balkans and beyond with 🇺🇸 NSC's Senior Director for Europe @mikercarpenter. Another confirmation of our exellent 🇪🇺🇺🇸 partnership. pic.twitter.com/seV2IvHDOO
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 7, 2024
Ndërkohë, para një dite, Lajçak është takuar me emisarin e Amerikës për Ballkanin Përndimor, Gabriel Escobar.
Emisari bëri të ditur se takimi ka qenë produktiv, dhe janë zhytur në tema të thella.
“Sapo arrita në Amerikë. Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të Amerikës, Escobar, duke u zhytur në diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuese gjatë qëndrimit tim këtu.” – ka shkruar Lajçak në rrjetin social “X”.
Ndërkohë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien, ka paralajmëruar takim me Lajçakun.
Ai ditë më parë është takuar me Escbarin ku qëllimi i takimit ka qenë "për të koordinuar mbështetjen ShBA-BE për Ballkanin Perëndimor".
"O'Brien, përmes një njoftimi në X (ish-Tëitter), tha se takimi do të shërbejë "për të koordinuar “Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar ai në “X”.
Para këtyre takimeve, Lajçak ndërmjetësoi takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
Nga ana tjetër, Kosovës po i kërkohet që të dërgojë Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si një mundësi për pranimin e vendin në Këshillin e Evropës.
Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës, e cila ka kundërshtuar vendosjen e kushteve të tjera.
Ndërsa ditëve të fundit është bërë e ditur edhe kush mund ta zëvendësojë Lajçakun në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pretendon që të bëhet i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ka mbështetje për këtë pozitë, teksa beson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ringjallet.