Lajçaku i vlerëson mendimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar për takimin që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.
Lajçak ka shkruar se me Osmanin kanë biseduar për situatën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësoj mendimet dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak, ndër të tjera.
And it’s a wrap for #UNGA this year! Before heading back to Brussels, I met with Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS to discuss the state of play in the normalisation process. Appreciated her thoughts and recommendations how to implement the Ohrid Agreement. pic.twitter.com/NDDToSf4vW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024