Lajçak: T'i thuash jo një ftese nga BE-ja është serioze; Kurti e Vuçiq do të vijnë në takim
Emisari i ShBA-ve Gabriel Escobar dhe ai i BE-së Mirosllav Llajçak po flasin për Këshillin e Atlantikut në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe situatën në veri.
“Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë rast kur kanë thënë që i thonë JO ftesës nga BE-ja. Prandaj, ata do të vijnë. T’i thuash JO një ftese nga BE-ja është çështje shumë serioze.” – u shpreh z. Lajçak i pyetur për qëndrimet e palëve për takimin e thirrur.
Ai tha se takimi i radhës do të ishte vetëm për menaxhimin e krizës.
“Na duhet të pajtohemi për datën e zgjedhjeve në mënyrë që të rikthehemi në dialog.” – u shpreh tutje emisari.
Çka nëse Kurti nuk ndryshon pozicion? – pyeti gazetarja, pas së cilës pasoi një heshtje e çuditshme.
“Nuk mendoj që është në intersin e Kurtit që njerëzit të vriten e të eskalojë edhe më shumë situata.” – u shpreh z. Llajçak.
Nacionale po përcjell këtë konferencë dhe do të informojë lexuesit me atë që do të thonë emisarët.