Lajçaku tha se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit: Si u kap në befasi Donika Gërvalla? - NACIONALE

Lajçaku tha se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit: Si u kap në befasi Donika Gërvalla?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot në Prishtinë ka qëndruar Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Në Kosova, Lajçak u takua me kryenegociatorin Besnik Bislimin, pas sëcilit takim, i dëguari i BE-së e dha një informacion të rëndësishëm. Në fakt, deklarata e Lajçakut e kapi në befasi ministren Donika Gërvalla. Çka ndodhi?

Lajçak tha se Serbia e ka tërhequr letrën e dërguar nga ish-kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, në të cilin Serbia shprehte rezerva për obligimet nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneks i Ohrit. Lajçaku e përsërit se marrëveshja bashkë me ankesin janë “ligjërisht obligative në tërësinë e saj”.

Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe kemi diskutuar edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, si të përshpejtojmë zbatimin. Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu, atje që nuk ndihmojnë fare. Por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajçak.

Ndryshe u deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gëvralla. Gjatë një konference për media bashkë me homologun e saj turk, Hakan Fidan, Gërvalla tha se nuk ka asnjë informacion në lidhje me “tërheqjen e çfarëdo dokumenti” nga Serbia.

Nuk kam asnjë informacion për ndonjë hap tjetër të ri të Serbisë lidhur me tërheqjen e çfarëdo dokumenti.

Besoj që zoti Lajcak fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të asaj letre të Ana Bërnabiq e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjë që është një qasje tërësisht e papranueshme për ne si Republikë” – tha ajo.

Tutje, Gërvalla deklaroi se duhet një “rishikim i procesit” të dialogut në tërësi, duke këkuar që udhëheqësit e ardhshëm të BE-së të “kenë strategji të qartë se ku çon procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kemi marrëveshje vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër dhe presim që të gjitha palët t’i përmbahen zotimeve të tyre, por kemi parë që Serbia është larg implementimit të marrëveshjes dhe nuk ka ditë që një zyrtar serb nuk del dhe hedh poshtë atë që është arritur në Bruksel”, thotë Gërvalla në konferencë për media me ministrin e jashtëm turk” – tha Gërvalla.

Sjellim ndër mend që vitin e kaluar, Radio Evropa e Lirë kishte raportuar se Serbia kishte dërguar një letër në adresë të BE-së, ku kishte “shprehur rezerva në pjesën e cila ka të bëjë me obligimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhej në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.

Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritetin territorial të Kosovës”, thuhet tutje në këtë letër, ndërsa theksojet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare, sipas së drejtës ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme