Lajçak takon presidentin Serb pa praninë e Escobar
I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, kanë mbërritur në Beograd, ku janë takuar me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Ndërsa në ora 17:00, Lajçak është takuar vetëm me presidentin Serb pa praninë e Escobar.
Takimi në mes Escobar, Lajçak, Vuçiq, pritet të fillojë më vonë gjatë ditës.
Escobar nga veriu ka thënë se ndoshta pas takimeve me të dy plat, do të dalë në një komunikatë për media.