Lajçak takohet me Viola von Cramon, diskutojnë mbi zhvillimet e dialogut - NACIONALE

Lajçak takohet me Viola von Cramon, diskutojnë mbi zhvillimet e dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ky takim erdhi pas takimeve që Lajçak pati në Kosovë e Serbi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, emisari Lajçak tha se me Cramon kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pati një bisedë të mirë me Viola von Cramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, - shkroi Lajcak.

Lajme të ngjashme