Lajçak sot takohet me PDK-në, LDK-në e AAK-në - NACIONALE

Lajçak sot takohet me PDK-në, LDK-në e AAK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili po qëndron në një vizitë në Prishtinë, e që dje u takua me krerët e shtetit, Presidentetn Vjosa Osmani e Kryeministrin Albin Kurti, sot pritet t’i vizitoj partitë opozitare.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.

Kujtojmë se partitë opozitare, LDK e PDK, patën vërejtje për planin franko-gjerman, për të cilin është pajtuar Kurti.

Ambasada e ShBA-ve si dhe eksponent të tjerë ndërkombëtar u shprehën të shqetësuar me deklarimet e përfaqësuesëve të Lidhjes Demokratike e Partisë Demokratike.

Mbetet të shihet nëse pas takimit me Lajçak, partitë opozitare do të deklarohen për media në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, AAK është shprehur “pro” propozimit të BE-së për marrëveshje.

Lajme të ngjashme