Lajçak: Po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada - NACIONALE

Lajçak: Po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se po bënë gjithçka që situata e 31 korrikut të mos përsëritet në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës, ai ka thënë nuk pret tensioneve të situatës më 1 shtator.

Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale... Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”, ka thënë Lajçak.

Ai nuk ka dashur të për zgjidhje dhe propozime të mundshme.

Diplomati evropian ka thënë se pret që 1 shtatori të jetë ditë normale.

Unë jam optimist, duhet të jem optimist. Ne duam që 1 shtatori të jetë një ditë normale dhe e zakonshme”, është shprehur Lajçak.

Bashkë me zyrtarin e lartë të BE-së, përfaqësuesit serb i ka takuar edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lajme të ngjashme