Lajçak: Formimi i Asociacionit është kusht për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës
Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është thelbësor për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme.
Ai ka thënë për RTS se marrëveshja e Asociacionit nuk është përmbushur për dhjetë vjet dhe se do të jetë shumë e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për implementimin e saj në të ardhmen.
Lajçak ka shtuar se nëse shikoni propozimin e Bashkimit Europian, ai nuk flet për një lloj kapitullimi, por për normalizim.
Lajçak tutje ka thënë se mandati i tij thotë se ai duhet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
"Unë do të doja të vendosja marrëdhënie ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm, të bëjnë biznes, të studiojnë dhe mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve," tha Lajçak.