Lajçak flet për takimin me serbët: Diskutuam për tensionet e fundit në veri
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka takuar liderët e Listës Serbë në veriun e Kosovës.
Para nisjes për në Beograd, ai udhëtoi drejt Mitrovicës bashkë me emisarin e Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Lajçak për takimin me serbët njoftoi së fundmi edhe në rrjetin social Twitter.
“Para se të largohesha nga Kosova sot, u takova me përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës për të dëgjuar prej tyre për zhvillimet dhe tensionet e fundit në veri të Kosovës”, tha Lajçak.
Ndryshe, të dy emisarët u shprehën të bindur se më 1 shtator nuk do të ketë tensione.