Lajçak flet pas takimit në Bruksel: I mbushëm disa boshllëqe, do të vazhdojnë diskutimet
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit në Bruksel ku u diskutua për dinarin.
Lajçak ka thënë se janë hequr disa dallime mes palëve, por që diskutimet do të vazhdojnë.
“Një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të mbushim disa boshllëqe midis propozimeve të dy palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak.
Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit, ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë. Kështu deklaroi të paktën zv/kryeministri Besnik Bislimi.