Këshilli i Evropës del me njoftim: Më 15-19 prill debatojmë për aplikimin e Kosovës dhe raportin e Bakoyanis - NACIONALE

Këshilli i Evropës del me njoftim: Më 15-19 prill debatojmë për aplikimin e Kosovës dhe raportin e Bakoyanis

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dalë me njoftim rreth agjendës së sesionit pranveror ku, siç thanë, pika kryesore do të jetë debati parlamentar për aplikacionin e Kosovës (të cilën e shënojnë me asterisk*, dhe në fusnotë për referencë jepet veç Rezoluta 12/44 pa opinion të GJND-së) dhe ku do të hedhet në votim raporti rekomandues i Dora Bakoyanis.

“Strasburg, 04.04.2024 - Një debat për aplikimin e Kosovës* për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). që do të zhvillohet në Strasburg më 15-19 prill 2024”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme