Kërkoi shkarkimin e Riza Muratit, aktivistja Ferizi: Kam marrë shumë mesazhe e telefonata - NACIONALE

Kërkoi shkarkimin e Riza Muratit, aktivistja Ferizi: Kam marrë shumë mesazhe e telefonata

1 javë më parë

nga NACIONALE

Neri Ferizi, aktiviste feministe dhe drejtore e OJQ-së “Fourth Wave”, ka shkruar një status, ku ka njoftuar se ka marrë shumë telefonata e mesazhe nga “persona të caktuar”.

Krejt këto telefonata, sipas Ferizit, kanë ardhur pas kërkesës që kjo organizatë kishte për shkarkimin e Riza Muratit, drejtor i hetimeve për trafikimin me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, i cili u denoncua edhe publikisht nga bashkëshortja e tij për dhunë.

Ferizi ka shkruar se këto telefonata kanë ardhur “me pretendimin që po duan me fol rreth reagimit tonë dhe thirrjes për shkarkimin e Riza Muratit”.

“Keto thirrjet e juaja e mesazhet, asnjehere nuk kane me na zbrapse, e as sot s’kane me na zbrapse e as kurre. Une e njoh, e di, e perjetoj poziten e grave e vajzave ne Kosove cdo te lumen dite. Flas me gra e vajza cdo dite, e di ne cfare pozite jane e qysh mbijetojne. Grate ne Kosove jane me te forta se guri, e kjo fortesi ka ardh si pasoj e shtypjes” – ka shkruar Ferizi.

Lajme të ngjashme