Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kamenicë - NACIONALE

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kamenicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte.

Mediumi serb KosovOnline ka njoftuar se fjala është për Zlatan Arsiq.

Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në Stacionin e Policisë në Kamenicë.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Mediat serbe kanë publikuar edhe një fotografi të serbit që dyshohet të jetë përfshirë në krime lufte.

Zlatko Arsić

Lajme të ngjashme