Ky është parashikimi i motit për sot
Mot më i ngrohtë do të mbretërojë ditën e martë, kryesisht me diell, por dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
Temperaturat minimale zbresin në -2 e 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 17C.
Ditën e mërkurë sërish pritet përkeqësim i motit, me të reshura shiu që nga orët e para të ditës.
Më vonë pasdite, me rënie të temperaturës, priten edhe të reshura bore, që vende-vende mund të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes.
Temperaturat në rënie edhe deri në 5C maksimalet ditën e enjte.
Fundjava pritet të ketë më shumë kthjellime dhe rritje të temperaturave.