Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë
Edmond Lajqi është emri i burrit që dyshohet se sot vrau gruan e tij në Pejë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 08:15 në rrugën Bill Clinton në Pejë.
Klan Kosova ka mësuar Edmond Lajqi qenë i dënuar edhe më herët për dhunë në familje.
Sipas televizionit, në vitin 2021 ai ishte dënuar me 400 euro.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e stome në Pjesë.
Ai ka bërë me dije se dyshohet që bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.
Nikçi nuk ka treguar më motivet e vrasjes.
“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Klan Kosova.