Kuvendi shton intensitetin e punës, javën e ardhshëm pritet të mbahen tri seanca
Mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur sot, ka vendosur që Kuvendi javën e ardhshme t`i mbajë tri seanca plenare.
Pas mbledhjes, ushtruesja e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka tregua se njëra prej këtyre seancave do të jetë për nderë të “Epopesë së UÇK-së”.
“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para mbahet të hënën në orën 12:00, seancë e veçantë që shënon përvjetorin e Epopesë së UCK-së. E dyta është më 8 mars, e mërkure, nga ora 12:00 që është seancë me vazhdime me pikat e papërfunduara dhe seanca e re e Kuvendit që është caktuar për të enjten nga ora 10:00”, ka Kusari-Lila.
Ajo ka bërë me dije se në seancën e rregullt do të shqyrtohen disa projektligje.