Kuvendi nesër pritet ta miratojë Projektbuxhetin për vitin 2024 - NACIONALE

Kuvendi nesër pritet ta miratojë Projektbuxhetin për vitin 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjten) do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në ora 10:00, pritet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, është thënë në njoftimin për media të Kuvendit.

Para dy jave, Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin.

Më këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se vlera e këtij buxheti është 3 miliardë e 314 milionë euro.

Lajme të ngjashme